Shqipëria tani e dyta në grupin I
Me tri pikët e reja, të cilat u vonuan për një periudhë të gjatë, por përfundimisht u regjistruan në konton e Shqipërisë, kombëtarja “kuqezi”...

Me tri pikët e reja, të cilat u vonuan për një periudhë të gjatë, por përfundimisht u regjistruan në konton e Shqipërisë, kombëtarja “kuqezi” tani më është me gjasa më se reale, të realizoj ëndrrën e të gjithë shqiptarëve anembanë botës, e ajo është pa dyshim plasmani në EURO 2016.
Shqipëria, e vetmja me katër ndeshje të luajtura deri më tani në grupin I, pozicionohet në pozitën e dytë, me dhjetë pikë të tubuara, poaq sa ka edhe Danimarka, e cila ka një ndeshje më tepër të zhvilluar, por edhe gol averazh më të dobët. Më një ndeshje më shumë, Portugalia është në krye të rënditjes, me 12 pikë, ndërsa Armenia dhe Sërbia, pas pesë sfidave të luajtura, mbeten me një pikë dhe vetëm me gjasa teorike për të bërë diç më tepër deri në fund.
Pas këtij lajmi të shkëlqyeshëm dhe tri pikëve të mëdha, Shqipëria, e motivuar edhe më shumë I pret katër takimet e mbetura deri në mbyllje të eliminatoreve për Evropianin e Francës.
Të përzgjedhurit e Xhani De Biasit, takimin e parë dhe ndër më të rëndësishmit, do ta zhvillojnë me katër shtator, kundër rivalit direkt për pozitën e dytë, Danimarkës, në cilësinë e mysafirit, ndërsa pas tre ditësh, në “Elbasan Arena”, mysafir do të jetë Portugalia.
Ndeshja e shumë pritur ndaj Sërbisë në Shqipëri, do të luhet me tetë dhjetor, ndërsa pas tre ditësh, ky cikël kualifikues do të mbyllet me udhëtimin te Armenia.
Shpresojmë që “kuqezinjët”, në kthim nga ky vend, të na gëzojnë me arritjen më të madhe të futbollit shqiptar, plasmanin në EURO 2016.
