Botë

Indonezi, shkak i vullkanit mbyllen 5 aeroporte

10.07.2015 17:51

Pesë aeroportet në Indonezi janë të mbyllura për shkak të një shpërthimi vullkanik, duke përfshirë një qendër turistike në Bali, konfirmuan burime zyrtare...

Vullkani “Raung” në lindje të Javas, gati një javë është duke ngritur pluhurin në atmosferë, duke zvogëluar dukshmërinë në aeroportin e Denpasar në Bali.

Për të dytën ditë me radhë janë anuluar një numër i madh i fluturimeve mes Australisë dhe Balit, kështu që disa qindra njerëz mbetën të izoluar në ishull, i cili është destinacion shumë i popullarizuar për pushime për banorët e këtij kontinenti.

Tani për tani nuk ka asnjë informacion kur do të rivendoset trafiku normal ajror midis Balit dhe Australisë, e cila kryesisht do të varet nga aktiviteti i vullkanit.

FARIJE DAUTI-BAKIJU