Maqedoni
Konkurs në MPB, do të punësohen 600 policë
10.07.2015 16:33
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkurs publik për pranimin e 600 policëve të rinj...

Ashtu si potencohet, në konkursin në sektorin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup do të punësohen 435 policë.
Në stacionet policore në Strugë dhe Dibër do të punësohen 15 policë, 10 në Strumicë dhe nga 5 përmbarues në stacionet policore në Resnjë, Tetovë, Gostivar dhe Shtip.
Gjatë selektimit do të kalohen në më shumë faza eliminuese dhe do të bëhen edhe teste psikofizike.
“Kandidatët e zgjedhur do të lidhin kontratë për trajnim në kohëzgjatje prej një viti, që do të zhvillohet në Qendrën për Trajnim pranë MPB-së dhe pas përfundimit të trajnimit do të punësohen në MPB-së. Kandidatët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të mos kenë më shumë se 25 vjet, të flasin maqedonishten dhe të jenë me shëndet të plotë psikofizik dhe të mos u jetë shqiptuar dënim për kryerje të profesionit apo detyrave”- deklaroi Ivo Kotevski nga MPB.
Po ashtu, intervenimi i shpejtë i MPB-së dhe zjarrfikësve mbrëmë ka parandaluar tragjedi në Qendrën e Azilantëve në Vizbeg. Disa emigrantë kanë djegur veshmbathje dhe letra, dhe në këtë mënyrë kanë shprehur revoltën e tyre sepse me muaj të tërë kanë qenë në këtë objekt. Për fat të mirë zjarri është shuar dhe situata është normalizuar.
“Nuk bëhet fjalë për zjarr me përmasa të mëdha, situata është normalizuar dhe tanimë po punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit me rastin e prishjes së rendit dhe qetësisë publike”- tha Ivo Kotevski nga MPB.
Nga MPB informojnë se deri më tani janë dhënë 10.469 vërtetime për emigrantë kryesisht nga Siria dhe Afganistani.
Deri më tani, 32 emigrantë kanë vendosur të qëndrojnë në Maqedoni. Numri i emigrantëve, të cilët përmes Greqisë hynë në Maqedoni, çdo ditë e më tepër po rritet.
FLUTURA LATIFI
