Maqedoni
Rritet numri i anëtarëve në fondet pensionale
10.07.2015 17:02
Numri i anëtarëve në shoqatat pensionale në shtyllën e dytë të sigurimit pensional me kapital financiar të patjetërsueshëm...

Numri i anëtarëve në shoqatat pensionale në shtyllën e dytë të sigurimit pensional me kapital financiar të patjetërsueshëm, vitin e kaluar është rritur për 6.6 për qind në krahasim me vitin 2013 dhe përmban rreth 373 mijë anëtarë, duke përfaqësuar 70 për qind të numrit të përgjithshëm të siguruar në Fondin Pensional, njoftoi drejtori i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Pensionale, Bulent Dervishi.
Ai theksoi se vitin e kaluar në shtyllën e dytë janë paguar rreth 4,5 miliard denarë.
Vlera e mjeteve të fondeve pensionale të obliguara në fund të vitit të kaluar ka pasur rritje për 23% në krahasim me vitin 2013 dhe ka arritur shumën e 33 miliard denarëve.
“Gjatë vitit 2014 ka pasur më pak se 200 pagesa nga fondet e detyrueshme pensionale. Në të shumtën e rasteve u dedikohej pensioneve të realizuara nga ana e familjarëve të personit të vdekur të brezit të dytë, për këtë shkak mjetet e tyre të akumuluara u transferuan në Fondin Pensional, i cili bën pagesat e pensioneve”- tha drejtori i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Pensionale, Bulent Dervishi.
Dervishi gjithashtu informoi se është rritur edhe anëtarësimi i anëtarëve në shtyllën e tretë vullnetare pasi që gjatë vitit të kaluar numri i tyre është rritur për 10% në krahasim me vitin 2013 dhe tani në të dyja shoqatat pensionale ka gjithsej 20 mijë e 400 anëtarë.
Gjatë vitit 2014, në shtyllën e tretë janë paguar rreth 164 milion denarë.
Edhe investimet e mjeteve të shtyllës së tretë janë të ngjashme me ato të shtyllës së dytë.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
