Botë
Në Itali janë shpëtuar 800 emigrantë, gjenden 12 të vdekur
10.07.2015 17:45
Ekipet e Rojës Bregdetare italiane kanë shpëtuar 823 emigrantë në tetë operacione të ndryshme, ndërsa nga deti janë nxjerrë 12 trupa të pajetë...

Mbi 70.000 emigrantë arritën në bregun italian nga fillimi i vitit, që është rekord në krahasim me vitin paraprak, kur janë regjistruar 64.000 emigrantë në gjashtë muajt e parë.
Berlini dhe Parisi dje në Luksemburg u obliguan se do të marrin një të tretën nga 60.000 emigrantët të cilët BE-ja planifikon t'i pranojë që t'i ndihmojë Italisë dhe Greqisë, të cilat janë nën presion shumë të fuqishëm migrues.
Mësohet se që nga fillimi i viti 2015 e deri tani nga Mesdheu në Itali kanë mbërritur 55 mijë emigrantë.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
