Botë

Dy të vrarë në Gjermani, arrestohet i dyshuari

10.07.2015 17:56

Mediat gjermane njoftojnë se janë vrarë dy persona në një rrugë në qytetin Asnbach në Gjermani...

“Spiegel online” njofton se vrasja ka ndodhur nga një auto-mobil në lëvizje. Ende nuk dihen as autorët as viktimat e as motivi i këtyre vrasjeve.
 
Ndërkohë, mediat gjermane po ashtu citojnë një deklaratë të policisë, në të cilën njoftohet se i dyshuari për vrasjen e dy personave është arrestuar.
 
Deri më tash s’është bërë i ditur identiteti i viktimave e as motivi i vrasje së dy qytetarëve.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU