Maqedoni

“Eurostat”: Maqedonisë në vit i shtohen 3.500 banorë

10.07.2015 18:13

Maqedonisë në vit i shtohen mesatarisht 3.500 banorë, thuhet në publikimin e sotëm për rritjen natyrore të popullsisë në Evropë nga Zyra Evropiane për Statistika, “Eurostat”...

Më 1 janar të vitit 2014 Maqedonia ka pasur 2.065.800 banorë, përderisa një vit më vonë, gjegjësisht në janar të këtij viti, Maqedonia ka pasur 2.069.200 banorë, apo për 3.500 persona më shumë, ose 2.6 promil në krahasim me vitin e kaluar.

Lidhur me ndryshimin natyror të popullsisë në vitin 2014, sipas “Eurostat”, në Maqedoni kanë lindur 23.600 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 19.700, persona, që do të thotë se vetëm vitin e kaluar rritja natyrore e banorëve ka qenë për 3.900 banorë.