Maqedoni

Tridhjetë ditë paraburgim për shoferin i cili e shkaktoi aksidenten tek Zebra

10.07.2015 18:53

Paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh i caktoi Prokuroria publike shoferit i cili të martën e shkaktoi aksidentin e trafikut në afërsi të QT "Zebra" në Shkup...

Paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh  i caktoi Prokuroria publike shoferit i cili të martën e shkaktoi aksidentin e trafikut në afërsi të QT "Zebra" në Shkup, në të cilin jetën e humbi gazetarja Suzana Todorovska-Pavllovska.
 
"Në kuadër të hetimit për aksidentin e trafikut, sot para prokurorit kompetent është sjellur i dyshuari me mbrojtësin e tij. Prokurori publik   dorëzoi Propozim për përcaktim të masës 'paraburgim' për të dyshuarin për shkak se vlerësonte se janë përmbushuar bazat ligjore për shqiptim të saj. Propozimi është pranuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, madje personit të dyshuar Gjykata me vendim i shqiptoi masë 'paraburgim' në kohëzgjatje prej 30 ditësh", njoftuan sot Prokuroria publike e Shkupit.
 
Sipas njohurive të para, siç informuan nga Prokuroria publike, të marra nga analiza e gjakut dhe urinës së shoferit të automjetit, është konstatuar se i njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit. "Në analizat e gjakut janë gjetur 1.52 promilë alkool, ndërsa në urinë 2.41 promilë. Në urinën e të dyshuarit janë detektuar edhe metabolite nga substancë psikoaktive që e përmban bima kanabis, njoftuan dje nga Prokuroria publike në Shkup.
 
Aksidenti ndodhi më 7 korrik para QT "Zebra", pasi që tek Suzana Todorovska-Pavllovska goditi automjeti i udhëtarëve "opel korsa" me targa të Shkupit, i drejtuar nga një shofer nga Shkupi. Në aksidentin automjeti ka dalë jashtë rrugës, ka goditur në gardhin metalik, shkallët dhe në një vitrinë të njërit nga lokalet në rrugën "Naroden Front" . Si pasojë e aksidentit, Todorovska Pavllovska i është nënshtruar lëndimeve, ndërsa shoferi dhe bashëudhëtari i automjetit të udhëtarëve ka marrë  lëndime më të lehta./mia