Botë
FAO: Deri në vitin 2030 mund të zhduket uria në botë
10.07.2015 21:51
Me investime prej 267 miliardë dollarëve në vit gjatë 15 viteve të ardhshme deri në vitin 2030 uria në botë mund tërësisht të zhduket...

Me investime prej 267 miliardë dollarëve në vit gjatë 15 viteve të ardhshme deri në vitin 2030 uria në botë mund tërësisht të zhduket, kumtoi Organizata e Kombeve të Bashkuara për ushqim dhe bujqësi (FAO)
"Porosia në raport është e qartë: nëse e ruajmë status kuon në vitin 2030 do të ketë edhe 650 milionë persona të rritur", deklaroi drejtori i përgjithshëm i FAO-së, Zhoze Graziano de Silva, duke prezantuar në Romë raportin e përgatitur në bashkëpunim me Programin botëror për ushqim dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillim të Bujqësisë.
"Sipas vlerësimeve në raportin tonë çrrënjosja i urisë kronike kërkon investim prej 267 miliardë dollarëve në vit gjatë 15 viteve të ardhshme, që është 160 dollarë në vit për çdo njeri, që jeton në varfëri", deklaroi De Silva.
"Nëse merret parasysh se kjo është e barabartë me rreth 0,3 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor botëror, unë personalisht vlerësojnë se çmimi për çrrënjosjen e urisë kronike është shumë e vogël", shtoi drejtori i FAO-s.
Raporti është përgatitur nga tre agjenci të KB-ve, të specializuar në luftën kundër urisë dhe në bujqësi, para konferencës së tretë ndërkombëtare për financim të ndihmës për zhvillim, që do të mbahet prej më 13 e deri më 16 korrik në kryeqytetin e Etiopisë Adis Abeba./mia
