Ekspertët: Kriza politike lë pasoja në ekonominë e vendit

11.07.2015 12:34

Ekonomia në vend rrezikon të ketë pasoja të cilat vijnë si rezultat i krizës politike e cila tash më disa muaj e ka kapluar vendin…

Sipas te dhënave statistikore defiçiti tregëtar , këmbimi tregtar, importi dhe eksporti në 6 muajt e parë të këtij viti shënojnë rënie për dallim nga viti i kaluar. Edhe ekspertët thonë se vazhdimi i krizës mund  të sjellë pasoja, sepse vendi mund të hasë në  probleme sa i përket pagesave ndaj kreditorëve të jashtëm.

“Nëse eventualisht kriza politike nuk zgjidhet për një kohë të shkurtër indikacionet negative do të jenë edhe më të mëdha. Nëse vazhdon edhe në 3 mujorin e tretë të këtij viti, tani indikacionet do të jenë shumë më të mëdha, sepse gjithsesi në fund të vitit kalendarik ne do të ballafaqohemi me problemin e deficitit në llogarinë rrjedhëse dhe e gjithë kjo do të reflektohet negativisht edhe në bilancin e pagesave të vendit. Kjo do të thotë se do të vë në pyetje aftësinë pagesore të ekonomisë së vendit ndaj komitentëve të jashtme dhe kreditorëve të jashtëm” – tha eksperti i ekonomisë, Sami Bislimi.

Sipas statistikave defiçiti tregëtar në 5 muajt e parë të këtij ka pësuar rënie prej 250 milionë dollarëve krahasuar me vitin e kaluar.

Vëllimi i përgjithshëm i këmbimit tregëtar midis Maqedonisë me vendet e jashtme arrin vlerën të 4.27 miliardë dollarë, ndërsa vitin e kaluar ajo kapte shifrat e 4.92 miliardë dollarëve. Statistikat më të fundit tregojnë rënie edhe  në eksport dhe import në krahasim me vitin e kaluar. (Ersan Pajaziti, TVM2)