Ivanov në komemoracionin me rastin e 20 vjetorit nga masakra në Srebrenicë
11.07.2015 12:27
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot do të qëndrojë për vizitë në Bosnjë e Hercegovinë, ku do të marrë pjesë në komemoracionin me rastin e 20 vjetorit nga masakra në Srebrenicë...

Sipas programit, siç paralajmëruan nga Kabineti i Ivanovit, presidenti i Maqedonisë do të marrë pjesë në komemoracionin kryesor në qendrën memoriale në Potoçar, ku fjalim do të mbajë kryetari i këshillit organizativ "11 Korriku 1995" dhe kryetari i komunës së Srebrenicës Qamil Durakoviq, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë. Do të prezantohet edhe ekspozita "Srebrenicë Potoçar 1995 2015".
Në komemoracionin në Srebrenicë, është paralajmëruar pjesëmarrja e një numri të madh të delegacioneve dhe përfaqësuesve politikë nga rajoni dhe bota.
