Punëtori nga projekti "eENGAGEMENT" në Krushevë
11.07.2015 12:56
Në Krushevë sot do të mbahet punëtoria e tretë edukative nga etapa e dytë e projektit "eENGAGEMENT", organizuar nga ana e Lidhjes rinore me mbështetjen e fondacionit eMaqedoni..

Projektи duhet t'i promovojë përparësitë dhe përfitimet nga teknologjitë informatike dhe komunikаtive mes të rinjve me theks të posaçëm në angazhimin e shoqërisë informatike.
Në suaza të projektit, janë organizuar 12 punëtori njëditore në 12 qytete me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të zhvillohen aftësi të reja dhe njohuri te të rinjtë nga të gjitha rajonet në Maqedoni për përdorimin e mundësive dhe përfitimet të cilat i ofrojnë teknologjitë e reja, për kyçjen aktive të tyre dhe kontributin në shoqëri.
