Republika Srbska ia ndalon Thaçit vizitën në Srebrenicë
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi i cili përmes llogarisë së tij në Twitter bëri të ditur se do të marrë pjesë në përkujtimin e masakrës së Srebrenicës, tani ka njoftuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë...

“Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, në momentet e fundit nuk u lejova të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë me arsyetimin se jam person i padëshirueshëm nga Republika Srpska”, ka shkruar zëvendëskryeministri.
Ai ka thënë se përkundër këtij vendimi, Kosova është me familjarët e viktimave të kësaj masakre.
“Kosova dhe populli i saj me zemër e me mendje jenë me familjet që sot më në fund i varrosin familjarët e tyre që të prehen në paqe dhe me të tjerët që i përkujtojnë etërit, vëllëzërit, bijt e humbur në këtë tmerr”.
Thaçi e ka përmendur edhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë, duke thënë se u bënë 20 vjet nga Srebrenica e 16 nga Kosova, dhe se populli kosovar përherë do të qëndrojë përkrah atyre që promovojnë liri, barazi dhe drejtësi.
