Kajro, eksplodim afër konsullatës së Italisë

11.07.2015 13:24

Një eksplodim e ka tronditur një pjesë të kryeqytetit Kajro në Egjipt, afër Konsullatës së Italisë...

Zyrtarët kanë thënë se nga shpërthimi i sotëm është vrarë së paku një person dhe pesë të tjerë janë plagosur, përfshirë dy policë.

Autoritetet e Egjiptit thonë se po zhvillohen hetime lidhur me shkaqet e eksplodimit.

Një “zyrtar i sigurisë” i paidentitifkuar është cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve, MENA, që ka thënë se eksplodimi ishte pasojë e makinës-bombë. Kjo agjenci i përshkruan dëmet në ndërtesë si “masive”.