Hoxhaj: Ndalimi i Thaçit tregon se Bosnja është ende vend i nënshtruar ndaj Serbisë

11.07.2015 13:26

Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për ndalimin nga Republika Srpska, për pjesëmarrjen e Hashim Thaçit në përvjetorin e Srebrenicës...

“Ndalimi i Hashimt Thaçit për të marrë pjesë në shënimin e përkujtimit të Srebrenicës tregon se Bosnja është ende duke vepruar si vend i nënshtruar ndaj Serbisë” është shprehur Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi u ndalua që të jetë pjesëmarrës në përvjetorin e Srebrenicës, nga Republika Srbska me arsyetimin që ai është një person i padëshirueshëm.