Bosnjë, shënohet 20 vjetori i masakrës në Srebrenicë
Në Potoqar të Bosnjës dhe Hercegovinës në u përkutjua sot 20 vjetori i masakrës së Srebrenicës...

Tragjedia që u mori jetën e 8300 personave, ishte një ndër pjesët më të errëta të historisë së kohëve të fundit në Evropë. Për të afërmit e viktimave, dhimbja për më të dashurit e tyre, nuk është pakësuar. Për ata, masakra e Srebrenicës nuk ka koment!
“Unë e kam humbur babanë, xhaxhin dajën dhe kushërrin. Dhimbje të madhe kemi”.
“Babai im! Dhimbje sikur të gjithë! Nuk kam fjalë! Kjo është kjo!” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar të cilët kishin humbur të afërmit e tyre.
Në tubimin komemorativ morrën pjesë më shumë se 80 delegacione shtetërore, si ato nga Ballkani dhe nga Evropa, politikanë të asaj kohe dhe të sotshmes.
Nuk munguan as presidentët rajonal, përveq kryeminstrit kosovar Hashim Thaqi, të cilit nuk ju lejua kalimi në Republikën Srpska. Populli boshnjak nuk harroi asnjëherë represionin e shkaktuar nga ish gjenerali serb Ratko Mlladiq.
Në shenjë revolte, disa qytetarë sulmuan me gurrë kryeministrin serb Vuciq, gjersa kyiI fundit po vendoste lule në një pllakë përkujtimore.
Viktimat e masakrës së Srebrenicës i kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre edhe delegacioni i SHBA- të ku pranishëm ishin presidenti Bill Clinton dhe sekretarja e shtetit Hillari Clinton si dhe ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright.
“Më vjen keq që aq shumë kohë na është dashur ti bashkojmë forcat për të ndaluar dhunën , por më vjen mirë që prej asaj kohe paqa është mbajtur. Para 20 viteve u masakruan mbi 8000 byrra dhe fëmijë. Ai akt I tmerrshëm më në fund pati ngritur NATO-n dhe Amerikën ën këmbë për të vepruar gjithcka që ishte e nevojshme. Në emër të vendim , uroj që asnjëhertë të mos ndodh një akt i atillë” – tha ish presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton.
Mesazhe ngushëllimi kanë shpehur dhe dërguar shumë zyrtar evropjan dhe ndërkombëtar.
“Në faqen e Srebrenicës u shkruajt faqja e zesë e historirës së Evropës së sotshme. Sot ne kujtojmë të gjitha viktimat e rëna në masakrën e Srebrenicës. Koha dhe fjalët nuk mund të përshkruajn dhimbjen e nënave që patën humbur fëmijët e tyre, por koha dhe fjalët mund të na përkutojnë neve për cka duhet të punojë Evropa. Kjo është gjenerata ime që duhet të punojmë. Në Srebrenicë, Evropa ballafaqohet me këtë turp. Jo më gjenocid, na thotë neve Srebrenica” – u shpreh përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme pranë BE-së, Federica Mogherini.
20 vjet më parë, mes 11 dhe 18 korrikut, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, u krye masakra e Srebrenicës.
Në ato ditë, trupat serbo-boshnjake të udhëhequra nga, hynë në Srebrenicë dhe masakruan popullsinë myslimane, që sipas disa burimeve, numri I viktimave arrin në 10000 persona.
Në këtë 20 vjetor në qendrën memoriale në Potoqar u varrosën eshtrat e 136 viktimave që tashmë janë identifikuar e që deri më tani janë konsideruar të zhdukur.Srebrenica konsiderohet si masakra më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Kjo masakër është trajtuar si gjenocid nga Tribunali i Hagës dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
