Kombet e Bashkuara, 11 Korriku dita e popullsisë së botës
Kombet e Bashkuara kanë caktuar ditën e sotme si Ditën Botërore të Popullsisë, dhe theksi këtë vit është vënë tek shëndeti i riprodhimit...

OKB-ja thotë se në vendet më të varfra të botës, numri i grave të cilat dëshirojnë të përdorin kontraceptivë por nuk kanë mundësi u rrit me 9 milionë.
Materiali në vazhdim i hedh një vështrim tre prej këtyre vendeve. Popullsia e botës është rreth 7 miliardë. Gjysma e saj është nën moshën 25 vjeçare.
Bota rritet në çdo sekondë dhe në internet gjen lloj-lloj orësh që e masin këtë rritje të shpejtë. Njëra prej tyre është në faqen e “Fondacionit Gjerman për Popullsinë e Botës”.
Sipas saj, bota çdo sekondë rritet me nga 2,6 njerëz, çka do të thotë rreth 225 mijë në ditë, ose afro 83 milionë në vit. Ditën ndërkombëtare të popullsisë së botës e shpalli Programi zhvillimor i OKB-së, PNUD, në vitin 1989.
Organizata bijë e OKB-së e zgjodhi këtë ditë, sepse pikërisht më 11 korrik 1987 numri i popullsisë së botës e kaloi kufirin e 5 miliardave.
