Reagon Daçiç: Sulmi ndaj Vuçiç, sulm ndaj gjithë Serbisë

11.07.2015 14:59

I menjëhershëm reagimi i ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç pas sulmit me gurë që iu bë kryeministrit të tij Aleksander Vuçiç në ceremoninë e 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës...

Ai e ka quajtur një sulm ndaj politikës së paqes, përcjell Portali Albeu.

"Sulmi ndaj Vuçiç, sulm ndaj politikës së paqes", ka thënë kryediplomati serb Ivica Daçiç. Ai ka shtuar se ky nuk është thjesht një sulm ndajj Vuçiç, por një sulm ndaj të gjithë Serbisë.

Sipas Daçiç, kryeministri serb u soll si një burrë shteti duke bërë homazhe mbi viktimat.

Vuçiç u sulmua me gurë pak minuta më parë nga një grup njerëzish prezentë në ceremoni, por gjithçka shkoi pa asnjë të lënduar.