Kosovë, arrestohen 3 persona, dyshohen për terrorizëm
Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e së shtunës tre persona të dyshuar si pjesëtarë të ISIS...

Të dyshuarit janë kapur afër liqenit të Badovcit, në periferi të Prishtinës, në rrugën drejt Gjilanit. Mësohet se të arrestuarve u janë gjetur edhe prova që dëshmojnë se janë pjesë e Shtetit Islamik.
Burime brenda policisë bëjnë të ditur se, njëri nga të arrestuarit është nga Istogu dhe tjetri nga Mitrovica. Ndërsa personi i tretë ende nuk dihet nga është. Ata janë të moshës nga 25 deri në 35 vjeç. Arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar edhe zëshësi i Policisë, Baki Kelani.
Ai tha se arrestimi i të dyshuarve është bërë rreth orës 01:40, teksa po udhëtonin me dy vetura në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Kelani shtoi se, të dyshuarit gjenden në stacionin policor për intervistim.
