Çerdhet nevojë e kohës

Fare pak çerdhe në komunat rurale shqiptare

12.07.2015 18:03

Në Komunën e Sarajit në shtator të këtij viti do të vihet në funksion çerdhja e parë e cila është ndërtuar sipas të gjitha standardeve për socializim sa më të mirë të fëmijëve...

Autoritetet komunale thonë se është paraparë të ndërtohet edhe një çerdhe në fashatin Kondovë.

Ndërkohë, në Komunën e Zhelinës dhe Studeniçanit në mungesë çerdheve prindërit përballen me probleme të shumta për kujdesjen e fëmijëve të tyre.

Kryetarët e komunave thonë se edhe përkundër angazhimit të tyre nuk kanë hasur në mirëkuptim me Ministrinë e Punës dhe politikës Sociale, ndërsa nga ministria fajin ua hedhin komunave të cilat sipas ligjit të miratuar në vitin 2013 komunat i kanë kompetencat për ndërtimin e çerdheve, ndërsa ministria mbulon vetëm shpenzimet mujore të rrymës, ujit, dhe pagat për personelin. 

REXHEP QAMILI