Shpërthim në sheshin e Kumanovës
Rreth orës 4.30 minuta të mëngjesit të sotëm ,në pjesën qendrore të qytetit të Kumanovës, ka ndodhur një eksplodim i fuqishëm që ka shkaktuar panik dhe shqetësim tek kumanovarët...

Në vendin e ngjarjes kanë dalur organet kompetente policore për ta hetuar rastin. Ndërkohë që MPB ka dalur me komunikatë për eksplodimin në fjalë, në të cilën thuhet : “Rreth orës 04.30 në sheshin “ Mareshali Tito “, pas ndërtesës numër 37 në afërsi të marketit “ Tinex “ , një i punësuar në Agjencionin për siguri “ Nikob “ në Kazinon “ Astra “ ka dëgjuar një shpërthim. Ekipi i SPB ka dalur në vendin e ngjarjes me çrast kanë hasur në një krater me formë jo të rregullt me radius prej 10 centimetra dhe thellësi prej 3-4 centimetra në një kanal për ujra atmosferik. Janë vërejtur disa xhama të thyer , ndërkaq në fasada nuk ka dëmtime por nuk ka as të lënduar. Organet kompetente po punojnë në ndriçimin e rastit. Ndryshe shpërthimi ka ndodhur dy muaj pas ngjarjeve në Lagjen e trimave në Kumanovë”. (Nexhati Aqifi, TVM2)
