MASH, konkurs për pranim të studentëve në konvikte

11.07.2015 17:11

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur Konkursin për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridiplomike në Konviktet Shtetërore dhe objekte tjera për strehim në Maqedoni për vitin akademik 2015/2016...

Konkursi është publikuar në mediat e shkruara dhe në faqen e internetit www.mon.gov.mk

Në bazë të Konkursit janë paraparë gjithsej 6.058 vende të lira.Ndarja e shtretërve do të bëhet në bazë të Ligjit për standarde studentore , sipas të cilit studentët ndahen në tre kategori: Kategori e parë janë studentët e kategorisë së rrezikuar, përkatësisht studentët për të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje nuk e tejkalojnë pagën minimale neto.

Për këtë kategori të studentëve, të është paraparë deri 40 % nga numri i përgjithshëm i shtretërve në konvikte. Kategori e dytë janë studentët të cilët kanë arritur sukses veçanarishtë të lartë në mësim. Përfshirja e kësaj kategorie të studentëve është deri më 25 %. Dhe kategoria e tretë janë studentët të cilët nuk janë përfshirë në dy kategoritë e lartpërmendura për të cilët do të ndahen rreth 35 % nga numri i përgjithshëm i shtretërve.

Studentët, e interesuar munt të konkurojnë duke plotësuar fletëparaqitjen në formë elektronike të vendosur në internet portalin www.smestuvanje.mon.gov.mk

Paraqitja elektronike e studentëve nga viti i II i studimeve dhe viteve tjera të studimit fillon prej 12 korrikut dhe do të vazhdojë deri më 12 gusht të këtij viti.Ndërsa paraqitja elektronike e studentëve të vitit të parë fillon prej 18 gushtit dhe vazhdon deri më 28 gusht.

Studentët, të cilët i plotësojnë kushtet dhe kanë plotësuar fletëparaqitjet për strehim në formë elektronike në njërin nga konviktet studentore në Shkup, dokumentet e nevojshme sipas Konkursit duhet ti dorëzojnë deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe atë, studentët e vitit të II dhe viteve tjera në periudhën prej 13 gushtit deri më 20 gusht, derisa studentët e vitit të I në periudhën prej 31 gusht deri më 4 shtator.

Ndërsa për strehim në njërin nga konviktet studentore jashtë qytetit të Shkupit, studentët dokumentet duhet ti dorëzojnë deri te Komisioni për pranim dhe kontroll të dokumentacionit në konviktin në të cilin konkurrojnë. 

Lista përfundimtare do të shpallen më 29 gusht, përveç për studentët e vitit të parë do të shpallet me 12 shtatorë në Tabelat e shpalljeve të konvikteve studentore ku kanë konkurruar studentët dhe në portalin elektronik www.smestuvanje.mon.gov.mk

Ndërsa 5 ditë nga dita e shpalljes mund të dorëzohet edhe Ankesë deri te Arkivi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. (Gyltene Sinani, TVM2)