Vuçiq: Sulmi ishte i organizuar dhe i përgatitur

11.07.2015 17:21

Kryeministri Aleksandër Vuçiq, ka thënë se sulmi që u bë mbi të në Potçari, në komemorialin e 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, ishte i organizuar dhe i përgatitur mirë...

Vuçiq ka thënë se familjarët nuk qëndrojnë prapa sulmit.

Ai ka thënë se dora e tij do të mbetet e shtrirë për kombin boshnjak, dhe se do të vazhdojë me një politikë të tillë.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, iu është falënderuar Forcave Speciale të Republikës së Serbisë, të cilat e kanë ndihmuar delegacionin serb të largohet nga Potçari.