65 vjet të teatrit Shqiptar-Shkup

11.07.2015 18:38

Këtë vit Institucioni Nacional Teatri Shqiptar Shkup, shënon 65 vjetorin e ekzistimit...

Të gjitha projektet e këtij viti do të mbajnë shenjën e këtij jubileu, dike filluar nga premiera e shfaqjes “Nën tavolinë” e Roland Topor në regji të Bilge Emin.  Premiera e parë në gjuhën shqipe “Martesa” e Gogolit, është realizuar në Teatrin Kombëtar të Maqdeonisë, më 12 korrik të vitit 1950.

Këtë datë të rëdësishme  Teatri Shqiptar-Shkup, do ta shënojë në rrethin e vet të ngushtë, respektivisht shfaqjen “Nën tavolinë”  në këtë date do ta ndjekin vetëm të punësarit dhe personat e pensionuar të Teatrit Shqiptar dhe Teatrit Turk  në Shkup.

Rolet i interpretojnë: Mirlinda Saiti, Fisnik Zeqiri, Ylber Murtezi, Zarije Jonuzi dhe Hamdi Rashiti. Skenografia është vepër e Nurullah Tunxher, kostumet janë të  Marija Pupuçevska, muzika e Kokan Dimushevski, ndërsa koreografe  e shfaqes është Krenare Nevzati-Keri.

Festa do të vazhdojë me të ftuar të tjerë më 13 dhe 14 korrik (që luhet në kuadër të festivalit Vera e Shkupit). Më 31 korrik, në kuadër të festivalit “Vera e Ohrit” do të shfaqet premiera “Shërbëtori i dy zotërinjëve” nga K. Goldoni, në regji të Juxhel Erten si komprodukcioni Teatrit Shqiptar dhe  Teatrit Turk në nderim të 65 vjetorit të jetës së përbashkët  të këtyre dy teatrove.

Shënimi i jubileut do të vazhdojë në sezonin e ardhshëm me shfaqet “Makbethi”; “Arseniku dhe dantelat e vjetra” dhe “Zoti i masakrës”. Aktualisht për shkak të punimeve ndërtimore për rikonstruimin e objektit, Teatri Shqiptar bashkë me Teatrin Turk, punojnë dhe veprojnë në Teatrin e Komedisë në Shkup. (Gyltene Sinani, TVM2)