Kriza politike, BE dhe Uashingtoni, pritet trysni liderëve
Brukseli dhe Uashingtoni pritet ti bëjnë trysni liderëve politik në Maqedoni për gjetjen e zgjidhjes së krizës politike...

Edhe pse VMRO dhe LSDM nuk lëshojnë pe dhe mbeten në qëndrimet e tyre të betonuara, diplomatët evriopian dhe amerikan, Han dhe Nuland gjatë vizitave të hënën dhe të martën që do ti bëjnë Shkupit do të tentojnë të gjejnë një formul kompromisi për të cilën siç edhe paralajmërojnë ata, si bazë do të ketë marrëveshjen e 2 qershorit.
Ndihmës sekretarja shtetërore amerikane Viktoria Nuland ka bërë thirrje deri tek liderët politik në vend që ta shfrytëzojnë mundësinë e cila u afrohet dhe ta realizojnë marrëveshjen për normalizimin e gjendjes politike.
Duke biseduar në forumin në Dubrovnik, Nuland, ka theksuar se liderët ne vend pas zgjidhjes së krizës politike, duhet që të drejtohen kah zgjidhja e kontestit me Greqinë për t`u hapur perspektiva euro atlantike e vendit.
“Para jush është anëtarësimi në NATO dhe në BE. Partitë e mëdha politike duhet të ndalojnë që të keqkuptohen dhe të nisen drejt rrugës së reformave demokratike të cilën eurokomisari Johanes Han e përgatiti me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe pastaj të fokusohet në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Mos e lëshoni këtë mundësi. Porosia jonë deri te Maqedonia është e fortë. Para jush është një mundësi e madhe për unitet dhe prosperitet” – tha ndihmës sekretarja e shtetit amerikan, Viktoria Nuland.
Nuland në Shkup do të arrijë të hënën, një ditë para vizitës së eurokomesarit Johanes Hahn. Ajo do të takojë kreun shtetëror dhe më përfaqësuesit e partive politike.
Sipas paralajmërieve, Nuland do të bisedojë për krizën politike, integrimin e vendit si dhe për raportet e Maqedonisë me SHBA-në.
Ndërkaq, duke folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Zëvendës-Sekretarja Nuland ka thënë se është në moment i rëndësishëm për Ballkanin, moment kur do të vendoset nëse gjërat do të ndryshojnë për të mirë apo nëse rajoni përsëri do të bjerë viktimë e e urrejtjes dhe ndikimit të ndryshme ka deklaruar Nuland në fjalimin e saj në Dubrovnik në forumin “Kroacia 2015”. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
