Çavkov: Nuk ka gjasa për përshkallëzim të situatës
Ministri i brendshëm Mitko Çavkov nuk komenton kërkesat për një hetim të ri ndërkombëtar të rastit të Kumanovës nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave...

Ndërsa duke komentuar pjesën e raportit që flet për një përshkallëzim të ri të gjendjes në Maqedonisë në rast të mos zgjidhjes së krizës politike, Çavkov tha se se për momentin nuk ekziston asnjë indikator për tensione apo agresione të mundshme.
Çavkov nuk komentoi as kërkesat e LSDM-së për zbardhjen e rastit dhe akuzat që e bëjnë përgjegjës për atë që ndodhi në Kumanovë, dy muaj më parë.
“Rasti Kumanova është i qartë. Opinioni është në hap me të gjitha zhvillimet. Ka një numër të madh të spekulimeve për gërdi, të cilat kanë për qëllim devalvimin e kapacitetit të MPB-së dhe jo vetëm. Hetimi veçse është në përgatitje e sipër, ka komunikime intensive në nivel ndërkombëtar për shkëmbimin e dëshmive, kështu që unë nuk shoh asnjë argument për ato teza, spekulime dhe konstruksione”, theksoi Çavkov.
Në analizën e fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave potencohej se në rast mos daljes nga kriza aktuale, në Maqedoni mund të përshkallëzohet kriza edhe në nivelin e sigurisë.
