Maqedoni
Një person e humbi jetën në një fatkeqësi pranë Demir Kapisë
12.07.2015 12:07
Një person e humbi jetën, ndërsa katër janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku i cili ndodhi në Demir Kapi...

"Sot në mëngjes rreth orës 6 e 30 minuta, në aksin rrugor në Demir Kapi , një automobil me targa serbe ka dalë nga ura në autostradë, në rrugën rajonale" deklaroi Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB- Veles.
Të lënduarit janë dërguar në klinikën KARIL në Shkup. Ekspertizë në vendin e fatkeqësisë kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Veles./mia
