Maqedoni

Deputetja Mehmeti në Konferencë në Luksemburg

12.07.2015 12:29

Në suaza të presidencës së Luksemburgut me Bashkimin Evropian, kryetarja e Komisionit për çështje evropiane në Kuvendin e RM-së, Ermira Memeti...

Në suaza të presidencës së Luksemburgut me Bashkimin Evropian, kryetarja e Komisionit për çështje evropiane në Kuvendin e RM-së, Ermira Memeti, prej sot deri më 14 korrik do të marrë pjesë në Konferencën e Komisioneve për çështje evropiane të vende anëtare të BE-KOSAK, në Mbretërinë e Luksemburgut.
 
Në Konferencë do të debatohet për prioritetet e presidencës së Luksemburgut me Këshillin e Bashkimit Evropian, me ç'rast do të mbajë fjalim kryeministri i Mbretërisë së Luksemburgut, Havier Beter.
 
Gjithashtu, është paraparë të mbahet debat edhe për mundësitë për progresin e dialogut politik me vendosjen e të ashtuquajturës "Karta e gjelbërt"./mia