Maqedoni
Ansambli spanjoll "La fura dels Baus" sonte do ta hap edicionin e 55 Vera e Ohrit
12.07.2015 12:51
Me performimin e "Karmina Burana", nga Karl Orf, e ansamblit "La fura dels Baus" nga Spanja, nën dirigjimin e Hozep Visent...

Me performimin e "Karmina Burana", nga Karl Orf, e ansamblit "La fura dels Baus" nga Spanja, nën dirigjimin e Hozep Visent, i shoqëruar nga orkestra e Operas dhe Baletit të Maqedonisë dhe Filarmonisë të Maqedonisë sonte në skenën e teatrit antik në Ohër do të fillojë edicionin e 55- të të festivalit "Vera e Ohrit".
Producenti spanjoll i ansamblit La fura dels Braus, Martha Kol mbrëmë në konferencën për shtyp shprehu mirënjohjen për ftesën për pjesëmarrje, duke premtuar se do të përpiqen që në koncept, përveç efekteve muzikore të përfshijnë edhe video efekte, që do të përfaqësojnë një instrument më shumë në gjithë performancën e muzikës .
"Të gjithë ata që e njohin "La Fura dels Baus" e dinë se ata përdorin edhe materiale të tjera të tilla si uji, korniza, ajri. Të gjitha këto elemente do t'i shihni në prezantimin nesër mbrëma. Përdorim edhe parfume, që do të thotë se do të përfshihen të gjitha ndjenjat. Ne shpresojmë se Ohri do të kënaqet në performancën tonë ashtu siç ne kënaqemi në përgatitjet, veçanërisht një vend të tillë të bukur të rrethuar nga një liqen dhe në këtë festival të mrekullueshëm", tha Kole.
Dirigjenti Visent në pritjen tradicionale që Festivali Vera e Ohrit organizon çdo vit, tha se pas mbërritjes në Ohër menjëherë ka shkuar për të parë skenën e Teatrit antik.
"Disa teatro kanë vendpozitë të bukur, disa kanë energji. Ky teatër i ka të dyja. Si një muzikant dhe si artist, duhet të merren edhe rrethanat që e rrethojnë vendin ku do të keni performancë për të bërë diçka të veçantë. Vendi, koha, temperatura, gjithë këto kontribuojnë se çfarë shfaqje do të bëjmë. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për "La Fura" edhe për mua. Unë jam i sigurt se "Karmina Burana"-n do ta paraqesim më së miri", tha Visent.
Përzgjedhësi i pjesës dramaturgjike nga programi Vera e Ohrit, Gjorgji Jolevski premtoi se çdo performancë e festivalit të 55-të do të jetë një surprizë, ekstrakt i dashurisë dhe i bukurisë.
Këtë vit programi dramaturgjik i "Verës së Ohrit", sipas tij, është i pasur me shumë risi. "Mes të tjerash me katër premiera të prodhimeve të Maqedonisë dhe në secilën prej tyre janë të përfshirë regjisorë të huaj, producentë dhe bashkë-producent.
Programi i dramës së festivalit për 55 vitet e fundit solli emra fenomenalë të regjisorëve dhe produksione të mëdha nga skenat teatrale të botës", theksoi Jolevski.
Të pranishmit në këtë pritje i mirëpriti edhe kryetari i komunës së Ohrit Nikolla Bakraçeski, i cili tha se çdo gjë është gati për një eksperiencë të madhe dhe i ftoi të gjithë dashamirësit e teatrit dhe muzikës, të vijnë në Ohër dhe të gëzojnë spektaklin që do ta prezantojë "La Fura dels Baus" nga Spanja.
Në ceremoninë e hapjes së edicionit të 55-të Vera e Ohrit sonte fjalim do të mbajë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili paraprakisht në Vill "Biljana" do t'i presë organizatorët e festivalit dhe anëtarët e ansamblit "La Fura dels Baus" nga Spanja./mia
