Botë
Janë anuluar mbi 150 fluturime në Korenë e Jugut për shkak të tajfunit Çan hom
12.07.2015 14:27
Koreja e Jugut sot anuloi 150 fluturime vendore, ndërsa më shumë se një milion njerëz janë evakuuar në Kinë...

Koreja e Jugut sot anuloi 150 fluturime vendore, ndërsa më shumë se një milion njerëz janë evakuuar në Kinë pasi tajfuni Çan hom ka sjellë erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshme.
Stuhia e fortë ka ateruar dhe ka anuluar 150 fluturime vendore nëpër Korenë e Jugut, lajmëruan zyrtarët e aeroportit, duke shtuar se fluturimet ndërkombëtare nuk janë vënë në pikëpyetje.
Autoritetet për shkak të erërave të forta dhe shiut të rrëmbyeshëm paralajmëruan përgjatë zonave jugore dhe perëndimore bregdetare ku kishte reshje deri në 291 milimetra shi për një metër në katror.
Zyrtarët kinezë dje evakuuan më shumë se një milion njerëz nga rajonet bregdetare të provincës kineze Zexhijang në pritje të tajfunit Çan hom, pasi tajfuni goditi bregun lindor.
Dëmet e drejtpërdrejta ekonomike janë vlerësuar në 1.9 miliardë juan (319 milionë dollarë). Tërësisht ose pjesërisht janë shkatërruar 94 ndërtesa banimi dhe mbi 200 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Janë anuluar mbi 600 fluturime nga aeroportet Hanxhou, Ninbo, Vanxhoj Tajxhoj. Në rajon u mbyllën disa rrugë dhe janë ndërprerë të gjitha marshuat në ujë. Rreth 30 mijë anije që kishin dalë në udhëtim janë thirrur për t'u kthyer në port.
Në disa rajone të provincës nga dje deri sot në mëngjes janë matur shirat e rrëmbyeshëm mbi njëqind litra në metër katror, dhe në disa vende edhe me më shumë se 400 litra.
Qendra Kombëtare kineze Meteorologjike sot e zvogëloi nivelin e rrezikut nga tajfuni nga e kuqe në portokalli, që është niveli i dytë sipas intensitetit.
Të premten tajfuni e goditi Tajvanin dhe Japoninë, ku shkollat u mbyllën dhe komunikacioni detar ishte i ndërprerë.
Tajfuni pritet të dobësohet në nivel të stuhisë tropikale deri nesër para se të afrohet në territorin e Koresë së Veriut./mia
