Futboll

Shqiptarët do ta pushtojnë Danimarkën

12.07.2015 15:39

Shqipëria më 4 shtator do të zhvillojë takimin e radhës në kuadër të grupeve për kualifikim në “Euro 2016”...

Kombetarja shqiptare në futboll do të jetë mysafire e Danimarkës, ndërsa për të përcjellë nga afër këtë ndeshje, kanë mbërritur shumë kërkesa nga tifozët ‘Kuq e Zi’. 
 
Aq shumë kërkesa ka për ndeshjen Danimarkë-Shqipëri të shtatorit, sa që Federata Shqiptare e Futbollit ka dërguar një kërkesë në Federatën Daneze të Futbollit.
 
Synimi i krejt kësaj është që përveç 2150 biletave të rezervuara për shqiptarët të shtohen edhe 1500 bileta të tjera për shkak të interesimit të lartë.
 
Megjithatë ende nuk dihet sesa do të merret parasysh kjo kërkesë, pasi për t’u kujtuar është fakti që para disa ditësh, Federata daneze tha se nuk do të lejohen tifozë shqiptarë në sektoret e rezervuar për tifozët danezë, shkruan minuta90.com.
 
Ata dyshojnë se nga biletat e shitura deri tani në sektorët e tifozëve danezë, gjysmat prej tyre janë blerë nga shqiptarët.