Futboll
E dhimbshme: Casillas largohet me lot nga Reali
12.07.2015 15:43
Iker Casillas i ka dhënë lamtumirën tifozëve dhe skuadrës së Real Madridit.

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas gjatë një konference për media i ka dhënë lamtumirën e fundit tifozëve dhe skuadrës së Real Madridit.
Casillas fillimisht ka falënderuar Real madridin dhe bashkëlojtarët e tij, ndërsa ai ka qenë shumë i emocionuar gjatë konferencës, ku disa herë ka qarë.
“Pas 25 viteve duke mbrojtur këtë fanellë të skuadrës më të mirë në botë erdhi momenti i vështirë. Po i them mirupafshim një institucioni që më ka dhënë gjithçka. Më duket sikur dje kur kam ardhur këtu si 9 vjecar për herë të parë në Real Madrid për të plotësuar ëndrrën time”, tha fillimisht Casillas.
“Ky klub nuk më ka bërë vetëm person më të mirë, por edhe person më të mirë. Sot dua të kujtojë të gjithë futbollistët me të cilët kam qenë sezon pas sezoni. Kemi kaluar momente unike dhe të papërsëritshme. Kemi qenë një familje që kemi ndarë bashkë hidhërimin dhe gëzimin”.
Ai po ashtu tregoi edhe arsyen se pse vendosi për Porton, ku tha se atë e kanë bindur presidenti, trajneri dhe dashuria e tifozëve.
“Së pari vendosa për projektin e presidentit, drejtorit sportiv dhe trajnerit Julien, pasi njihemi bashkë që një kohë të gjatë. Pastaj për shkak të tifozëve, të cilët kanë treguar shumë dashuri që prej momentit kur është folur për një kalim të mundshëm në Porto”, vazhdoi Casillas.
Krejt në fund ai tha se kjo nuk është një lamtumirë, pasi ai do të kthehet shumë shpejtë dhe kudo që të jetë gjithmonë do të thotë ‘Hala Madrid’.
“Gjithmonë kam thënë që dua të njihem si njeri i mirë dhe jo si portier i mirë. Shpresoj shumë që njerëzit do të më mbajnë mend si një njeri i mirë. Pas të gjithave, faleminderit, me mijëra falënderime. Kurrë nuk do të ju harroj dhe ngado që të shkoj do të vazhdoj të përsërisë Hala Madrid. Nuk po ju them lamtumirë, pasi shumë shpejtë do të takohemi sërish”, tha në fund Casillas.
