Maqedoni
Rezultatet e maturës shtetërore, këtë vit suksesi më i lartë se vitin e kaluar
12.07.2015 15:58
Nota mesatare në të gjitha lëndët nga matura shtetërore në afatin e qershorit këtë vit shkollorë është 3.37...

Këtë e bëjnë të ditur nga Qendra Shtetërore e Provimeve, duke theksuar se këtë vit suksesi është më i lartë, në krahasim me vitin e kaluar kur suksesi i përgjithshëm ishte 3.11.
“Gjuhët Amtare jan paraqitur 17 e 321 kandidat, prej të cilëve 16 mijë 634 i janë nënshtruar testimit dhe kanë arritur sukses mesatar 3.47. Gjuh Angleze janë paraqitur 16 mijë e 336 kandidat prej të cilëve 15 mijë e 631 I janë nënshtruar testimit të matures shtetërore dhe kan fituar not mesatare 3,10.Matematika ka psur 2 mijë e 626 kandidat të paraqitur prej të cilëve 2 mijë 508 I janë nënshtruar provimit dhe kan arritur not mesatare 3.19. Lëndët tjera si Gjuh Frenge,gjuhë Ruse, Gjermane ka pasur gjithsej të paraqitur 359 kandidatprej të cilëve 344 janë paraqitur në provim dhe dhe kan fituar not mesatare 3.99”, tha Mirushe Ahmeti, drejtoresh e Qendrës Shtetërore të Provimeve.
Ajo që na gëzon më së shumti është se suksesi ka shënuar rritje, sidomos në lëndën e matematikës, theksojnë nga ministria e arsimit.
“Fakti më I madh që neve na gëzon është sepse kemi ngritje të lëndës së matematikës në krahasim nga viti I kaluar prej 3.04 në 3.19.Kjo është një list preliminare nuk është list definitive.Për shkaqe ligjore se pse gjdo kandidat I cili e mer rezultatin e vet ka të drejt të bën ankes nëse nuk është I kënaqur nga rezultati I matures shtetërore, dhe rezultatet definitive do të jenë pas sesionit të gushtiti”, tha Safet Neziri, perfaqësues nga MASH
Rezultatet preliminare do të publikohen me 14 korrik në ora 12, ndërsa në tri ditët e ardhëshme do të ketë afat për ankesa.
Në afatin e qershorit Maturës shtetërore iu nënshtruan 49 mijë e 861 nxënës.
Ndërsa sesioni i ardhshëm do të mbahet , nga 17 deri më 20 gusht të këtij viti.
GYLTENE SINANI
