Futboll
Everton miliona euro për Shaqirin
12.07.2015 16:17
Ende nuk dihet e ardhmja e futbollistit më të mirë shqiptar, Xherdan Shaqiri. Ai është në shënjestër të shumë klubeve evropiane...

Në adresë të Interit ka ardhur oferta rreth 16 milionë euro, për të marrë shërbimet e yllit nga Kosova.
Ofertuesi është skuadra e Evertonit, anëtar e Premier League, që llogaritet më e fortë se sa ajo e Stoke Cityt, të cilën e refuzoi Shaqiri.
Sipas të përditshmes italiane, ‘Gazetta dello Sport’, Shaqiri mund t’i thotë ‘Po’ Evertonit, para dy skuadrave gjermane, Schalke 04 dhe Hoffenheimit, që po ashtu së fundmi ka hyrë në garë për të.
Shaqiri ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Inter, mirëpo kështu nuk po mendon edhe Roberto Mancini.
