Futboll
Mehmeti sebep Malmo shpëtoi nga humbja
12.07.2015 16:24
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Agon Mehmeti, ka qenë sebep që Malmo shpëtoi nga humbja...

Orebro si mysafir për pak sa bëri sensacion, e cila barazoi 2:2 me Malmon favorite, në ndeshjen e javës së 15-të të elitës së futbollit suedez.
Mehmeti futet në lojë në minutën e 82-të dhe solli edhe fryt, pasi që në minutën e 90+6 barazoi rezultatin 2:2 dhe shpëtoi ekipin e tij.
Për Mehmetin është goli i dytë në edicionin e sivjetshëm dhe ky barazim paksa e lë larg pozitës së parë.
Orebro nuk po kalon edicion të mirë, ku më së miri e fakton edhe vendi i parafundit (i 15-ti) me vetëm 12 pikë, por kësaj here befasoi të gjithë për të mirë.
