Maqedoni

Gruevski nuk paragjykon vizitën e Nuland. Analistët shprehen optimistë

12.07.2015 16:46

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk deshi të paragjykonte nëse ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë Viktoria Njulland...

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk deshi të paragjykonte nëse ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë Viktoria Njulland, do t’u jap shtytje të re bisedimeve për krizën politike dhe do të bëjë të mundur arritjen e marrëveshjes mes pushtetit dhe opozitës. 

“Nuk mund të paragjykoj, nuk e di se si, dhe çfarë do të bisedohet konkretisht me zonjën Njullandin”, tha Gruevski

Ndërkohë analistët politik vizitën e saj e shohin me optimizëm të cilët thonë se diplomacia amerikane, do të jetë më efektive se ajo evropiane  sepse nuk durojnë edhe më tej kalkulimet mbi krizën në Maqedoni.
 
"Mund të pritet ndonjë formë e nisjes së zgjidhjes së problemit jo në metodën e veprimit ”KAM LUTJET” por dicka që është pak më kërcënuese dhe më direkte dhe krejt ajo une mendoj se duhet të drejtohet drejt kryeministrit dhe definitivisht të kuptoj se ky është proces i pakthyeshëm dhe ajo që është miratuar si mënyre e zgjidhjes së problemit duhet të vazhdohet", tha Ismet Ramaddani.
 
Sipas Ramadanit, ditën e martë kur eurokomesari Hahn do ta vizitojë vendin, pritet ti gjejë politikanët më të zbutur në qëndrime që logjikisht duhet të pasojë pas përpunimit të situatës nga ndihmës sekretarja e shtetit, Nuland, por më me rëndësi do të jenë porositë që Brukseli dhe SHBA-të  do t’ja përcjellin kryeminstrit aktual si faktor kryesor i mbylljes së krizës. 
 
Të rëndishme janë edhe Qëndrimet e LSDM-së  si më radikale dhe në qoftë se ata mbeten në pozicionin se nuk duan të vazhdojnë bisedime me kryeministrin, atëherë kriza nuk do të ketë zgjidhje edhe për një kohë më të gjatë, vlerëson, Ramadani.  
 
Ky intensifikim vizitash vjen në një kohë kur kriza politike është thelluar edhe më shumë, ndërsa dy partitë VMRO dhe LSDM mbeten të betonuara në qëndrimet e tyre.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU