Maqedoni
Todorov: Kontrollë fala për të rinjtë që merren me sport
12.07.2015 17:42
Duke fillaur nga muaji gusht, të rinjt që praktikojnë aktivitete sportive do të mund të bëjnë kontroll falas në mjeksinë sportive, njoftoi sot ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorvov...

Sipas kësaj mase, kontrollet do të mund ti bëjnë 25 mijë persona amatorë sportiv, duke filluar nga mosha 14-29 vjet.
“Kontrolli përfshin EKG, statusin hematologjik dhe urinar, analizat e përgjithshme të gjakut, matjen e indit yndyror ate te muskujve dhe të eshtrave. Ekzaminimet sportive do të bëhen me qëllim që tju japin rekomandime personave që bëjnë sport si dhe me mënyrën e intenzitetit të stërvitjeve sportive”, tha Nikolla Todorov, Ministër i Shëndetësisë
Me këtë rast, minsitri Todorov iu bëri thirrje të rinjëve që pa marrë parasysh nëse praktikojnë sport me rregull apo pa rregull, të shfrytëzojnë rastin dhe të kryejnë kontrolle mjekësore falas në mjeksinë sportive ngaqë, aktiviteti fizik luan rol të madh në zhvillimin e përgjithshën fizik si dhe ndihmon në punën active të zemrës dhe mushkërive.
Sipas statistikave të Institutit Publik të Maqedonisë, 60.5 % e popullatës mashkullore dhe 47,8% e botës femërore të moshës mbi 20 vjet, vuajnë nga mbipesha si pasojë e ushtrimeve të cregullta tha Todorov.
Ai theksoi se kjo mase duhet tw shfrytezohet kjo mundësi e cila do të shkoj në shpëtim të shëndetit nga sëmundje të ndryshme.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
