Botë

Qyteza e Alepos dëmtohet nga shpërthimi i një bombe

12.07.2015 19:19

Një shpërthim bombe në një tunel pranë qytezës së Alepos sot dëmtoi njërin nga muret e fortesës mesjetare...

Një shpërthim bombe në një tunel pranë qytezës së Alepos sot dëmtoi njërin nga muret e fortesës mesjetare, që gjendet në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, lajmëruan mediat siriane.
 
Nga shpërthimi është dëmtuar një pjesë e murit të kalasë nga shekulli i 13-të në qendër të qytetit, lajmëroi agjencia shtetërore SANA dhe Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër.
 
"Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua të shtunën pas mesnate, duke hedhur në erë njërin prej tuneleve në Qytetin e vjetër, në afërsi të qytezës së Alepos", theksohet në deklaratën e Observatoriumit sirian.
 
Tani për tani nuk është e njohur se kush qëndron pas sulmit. Pas shpërthimit menjëherë kanë filluar përleshjet në mes rebelëve dhe forcave qeveritare që luftojnë në qytetin verior sirian, deklaroi shefi i organizatës Raami Abdel Rahman./mia