Kriza politike, zëvendëssekretarja e ShBA-ve, Nulland, viziton Shkupin
Ndihmëssekretarja shtetërore amerikane, Viktoria Nulland, e obliguar për çështje evropiane dhe euro-aziatike, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni...

Nulland fillimisht ka realizuar takim me ministrin e Jashtëm të vendit, Nikolla Popovskin, dhe më pas në selinë e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin.
Diplomatja amerikane ka realizuar takim edhe me liderin e opozitës, Zoran Zaev, ndërkohë që pritet të takohet edhe me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin.
Temë kyçe e bisedimeve është situata politike në vend, dalja nga kriza politike që disa muaj e ka kapluar vendin, si zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
