Projekti "Maqedonia punëson" para qytetarëve të Krushevës

13.07.2015 10:17

Agjencia për punësim sot në sheshin e qytetit në Krushevë do t'i prezantojë volitshmëritë që i ofron projekti "Maqedonia punëson"...

Deri më tani prezantime të këtilla janë mbajtur në disa qytete të vendit, në të cilat qytetarët janë njohur me mundësitë për punësim përmes këtij projekti.

Përmes projektit mund të punësohen persona nga disa kategori. Ata deri 35 vjeç, të cilët janë tre muaj të papunë, ndërsa për punësimin e tyre ndërmarrjet do të lirohen nga pagesa e kontributeve tre vite me obligim që një vit t'i mbajnë në punë.

Për qytetarë prej 35 deri 50 vjeç është paraparë pesë vite lirim nga pagesa e kontributeve me obligimin që punëdhënësi t'i mbajë plus një vit në punë. Për ata mbi 50 vjeç ka pesë vite lirim nga pagesa e kontributeve, përderisa për më të moshuarit mbi 58-vjeç lirim nga pagesa e kontributeve deri në pensionimin e tyre, si dhe për lirim pesëvjeçar nga pagesa e kontributeve për të punësuarit - marrës të nihmës sociale në të holla, prindërit vetëushqyes dhe prindërit e fëmijëve me pengesa në zhvillim, personat me invaliditet, ushtarët profesionistë të cilët janë pa punë.