Deri tani 42.054 thirrje në "Alo doktor"
Prej më 15 shtator të vitit të kaluar deri tani në linjën telefonike për këshilla mjekësore "Alo doktor" janë regjistruar 42.054 thirrje...

Për një javë, prej datës 6 deri më 12 korrik në numrin e telefonit 02/15 123 ka pasur 1.005 thirrje.
Ashtu siç informon Ministria e Shëndetësisë, paraqitjet në javën e fundit janë me spektër të gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, më së shpeshti për dhimje të kokës, tension të rritur të gjakut dhe dhimbje simptomatike.
Me ngrohjen e motit, ashtu siç citohet, shumë shpesh paraqiten qytetarë për këshilla dhe rekomandime lidhur me motin e ngrohtë, mbrojtjen nga dielli dhe këshilla rreth terapisë për sëmundje kronike.
Linja telefonike është e hapur çdo ditë, 24 orë, me qëllim që të mundësohet konsultim i menjëhershëm mjekësor në momentin e paraqitjes nga qytetarët e të gjitha qyteteve të Maqedonisë.
"Të gjithë ata persona të cilët janë paraqitur në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë mjekësore adekuate përmes këshillës mjekësore dhe terapisë simptomatike adekuate", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
