Bagdad: Nga sulmet me bombë humbin jetën 28 persona
13.07.2015 10:23
Njëzetë e tetë persona e kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të dy auto-bombave dhe një sulmi vetëvrasës të kryera në lagjet kryesore shiite të Bagdadit, kumtuan disa burime mjekësore dhe të sigurisë...

Një automobil i parkuar ka shpërthyer në afërsi të tregut në lagjen Shaab, me ç’rast janë vrarë 10 persona. Pak më vonë një sulmues vetëvrasës ka kryer sulm në po të njëjtin vend, derisa ishin mbledhur policë dhe kalimtarë, në të cilin e kanë humbur jetën nëntë persona.
Forcat e sigurimit kanë filluar t'i bastisin rajonet përreth pas marrjes së informacionit për vendosjen edhe të dy bombave eventuale.
