26 civilë të vrarë pas një sulmi vetëvrasës në Afganistan
13.07.2015 10:30
Së paku 26 civilë e humbën jetën, shumica fëmijë dhe gra, ndërsa nëntë janë lënduar gjatë një sulmi vetëvrasës me bombë në qytetin Host, në afërsi të bazës ushtarake e cila dikur ishte seli e agjentëve të CIA-s në pjesën lindore të Afganistanit, kumtuan autoritetet lokale...

Sulmi është kryer mbrëmë, ndërsa mjeti shpërthyes ishte aq i fuqishëm që e goditi tërë qytetin e Hostit, në krahinën me të njejtin emër në kufi me Pakistanin.
"Sulmuesi me bombë e aktivizoi mjetin shpërthyes në automobilin, i cili ndodhej në hyrjen e një baze ushtarake, përderisa njerëzit nxitonin drejt shtëpive të tyre për iftar", deklaroi shefi i policisë në Host, Faizula Gairat.
