Viktima të reja në Jemen

13.07.2015 11:24

Njëzet e një civilë humbën jetën sot në Sanë pas sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite. Ajo ka ndodhur dy ditë pasi ishte shpallur armëpushimi humanitar me ndërmjetësim të KB-së...

"Tre projektilë goditën  një qark në Sanë, shkatëruan 15 shtëpi, vranë 21 civilë dhe plagosën 45 të tjerë", deklaroi një banor lokal për mediat perëndimore.

Prej më 26 mars koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka bombarduar milicë të huthëve. Qëllimi i aksionit është t'i dëbojë nga rajonet jugore dhe qendrore dhe ta kthejë në pushtet qeverinë e cila është në  ekzil. Deri tani mbi 3.000 njerëz humbën jetën në ato bombardime.