Kriza greke, Athina arrin marrëveshje për larjen e borxheve
Liderët e Eurozonës kanë arritur një marrëveshje paraprake me Greqinë për programin e ri të daljes nga kriza ekonomike, duke shmangur kështu falimentimin e vendit dhe daljes nga valuta euro...

Marrëveshja, në të cilën përfshihen “reforma serioze” dhe ndihmë, është arritur sot pas 17 orë bisedime maratonike në Bruksel.
Liderët evropianë e kanë mirëpritur këtë marrëveshje, por disa kanë ngritur shqetësimin e tyre se Greqia mund të mos i marrë seriozisht reformat. Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se marrëveshja ia mundëson Greqisë që të kthehet “në binar”.
“Ky vendim i jep Greqisë mundësinë që të shmangë pasoja negative sociale dhe politike”- ka thënë Tusk në konferencë për media, pas përfundimit të bisedimeve.
Detajet mbi marrëveshjen mes Greqisë dhe kreditorëve akoma nuk janë bërë publike.
