Emiratet e Bashkuara Arabe, dënohet me vdekje një grua

13.07.2015 12:06

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ekzekutuar një grua 31 vjeçare pasi kishte vrarë një mësuese kopshti në dhjetorin e vitit 2014...

Autoritetet thonë se Hashemi e kishte kryer këtë vepër pasi ishte inspiruar nga militantët. Mësuesja e kopshtit, Ryan, ka qenë nënë e binjakëve, që në kohën e vrasjes ishin 11 vjeç.

Ajo ka pranuar se e ke vrarë Ryan, sepse e ka parë që është e huaj. Hashemi ka pranuar po ashtu se ka tentuar që të bombardojë një apartament ku jetonte një doktor amerikano-egjiptian, por bomba ishte çmontuar nga policia.

Mbështetësit e grupit militant, “Shteti Islamik”, u bëjnë thirrje myslimanëve në mbarë botën që të vrasin emigrantë perëndimorë.