Rusi, 12 ushtarë vdesin nga rrënimi i kazermës
13.07.2015 12:13
Së paku 12 ushtarë rusë kanë vdekur dhe 19 të tjerë janë në spital, pasi një pjesë e kazermës së paratrupave në qytetin siberian Omsk është rrënuar...

Agjencia shtetërore ruse TASS citon ministrin e Mbrojtjes, duke thënë se 337 ushtarë ishin në kazermë në kohën e rrënimit të saj, 38 në segmentin e ndërtesës që është rrënuar.
Ministria ka thënë më vonë se deri më tani ata kanë gjetur në rrënoja 12 viktima, ndërkaq kërkimet për shpëtimin e ushtarëve të tjerë po vazhdojnë. Shkaktari i rrënimit ende nuk dihet.
