Përfundon pa pasoja pengmarrja në Paris

13.07.2015 12:30

Ka përfunduar pa pasoja një pengmarrje në Francë...

Persona të armatosur kanë hyrë në një dyqan në qendrën tregtare ‘Villeneuve-la-Garenne’, në Paris, ku kanë marrë peng 10 persona.

Sipas policisë franceze, pengmarrja ka nisur qysh në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se bëhet fjalë për një tentativë grabitjeje.

Personat e marrë peng mendohet të jenë punonjës të qendrës tregtare.

Sipas shtypit vendas, ka qenë një punonjës i dyqanit, i cili ndodhet në qendrën tregtare “Quartz” që ka dërguar një sms për të lëshuar alarmin.