Ekonomi

Dizeli lirohet, benzinat shtrenjtohen

13.07.2015 12:50

Çmimi me pakicë i benzinave nga sot në mesnatë do të rritet për gjysmë denar, ndërsa dizeli do të ulet për 1,5 denarë...

Sipas vendimit të Komsionit Rregullator për Energjitikë, çmimi i ri i Eurosuperit BS - 95 arrin 71,50 denarë për litër, ndërsa i Eurosuperit BS-98 do të jetë 73,50 denarë për litër. 
 
Çmimi me pakicë i Eurodizelit do të arrijë 53,50 denarë për litër, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amviseri 42 denarë. Ulet edhe çmimi i  mazutit dhe do të arrijë 26,3 denarë për kilogram.
 
Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror arrin 58,6 dollarë për barel, ndërsa kursi i denarit në krahasim me dollarin 55,66 denarë për dollar./mia