Maqedoni

Memorandum Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada britanike, përkrahje unifikimit të praktikës gjyqësore

13.07.2015 15:25

Memorandumi për bashkëpunim mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës britanike ka për qëllim të mundësojë...

Memorandumi për bashkëpunim mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës britanike ka për qëllim të mundësojë krijimin e kushteve të favorshme për përkrahjen e praktikës gjyqësore të unifikuar.
 
Ky projekt do të përfshijë vlerësim të përgjithshëm mbi gjendjen në drejtësi, duke përfshirë edhe kontrollin e kornizës juridike dhe analizë të përgjithshme të praktikës gjyqësore në gjykatat e vendit. Po ashtu do të përforcohet roli i praktikës gjyqësore në pajtueshmëri me standardet e BE-së.
                                                                                               
“Aspekti i dytë i këtij memorandumi ka të bëjë me përpjekjet e unifikimit të praktikës gjyqësore në Maqedoni, me qëllim që kur të shqiptohen vendimet gjyqësore ato vendime të jenë të unifikuara, të mos dallojnë nga ajo se kush është palë apo nga ndikimet politike, por të jenë të unifikuara pa marrë parasysh ndikimet nga jashtë apo nga brenda”- deklaroi ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.
 
Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në implementimin e masave konkrete, duke shfrytëzuar praktikat më të mira të saj, por reformat duhet të ndërmerren nga institucionet shtetërore.
 
“Ky është proces afatgjatë, kuptohet se  ka frustracione për nivelin e  punës së sistemit gjyqësor në Maqedoni. Ne si partnerë do të ndihmojmë, por përgjegjësia primare për të gjitha reformat që ndërmerren në këtë sektor është tek institucionet shtetërore dhe zgjidhjet dhe përgjegjësitë duhet të vijnë nga brenda, ne jemi të përgatitur të ndihmojmë, por hapat duhet të bëhen  nga skena juaj. Sa i përket Raportit të Pribesë, ai është një dokument gjithëpërfshirës dhe potencohen punët të cilat duhet t’i përfundoni, të cilat janë obligime”- tha ambasadori i Britanisë në Maqedoni, Carls Edmund Garet.
 
Projekti do të përfshijë transparencë të vendimeve gjyqësore dhe shpalljen e tyre të menjëhershme me të vetmin qëllim, rritjen e besimit të opinionit në sistemin gjyqësor.
 
FLUTURA LATIFI